Me krenari përfunduam Eventin tre-ditor EIT Food Challenge Labs & Awareness 2025, i cili u zhvillua nga data 28.10 deri më 30.10, i organizuar nga Vita Nova – ZA doo Skopje, si arritja kurorëzuese e Vita Nova Innovation Days!
Në eventin përfundimtar, të mbajtur në Mercedes-Benz Rooftop, dymbëdhjetë ekipe prezantuan zgjidhjet e tyre inovative para një jurie ekspertësh të përbërë nga përfaqësues nga akademia, industria, EIT Food dhe Inova – Agjencia për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Secili prej tyre paraqiti një vizion të guximshëm për të ardhmen e ushqimit – përmes ushqimit të personalizuar dhe parandalues, dixhitalizimit, sensorëve inteligjentë, teknologjisë së dronëve dhe zgjidhjeve inovative mjedisore.
Falënderime të veçanta për jurinë dhe panelistët për kontributin, profesionalizmin dhe diskutimet frymëzuese që i dhanë ngjyrë këtij eventi.
Faleminderit gjithashtu të gjithë mentorëve, përfaqësuesve nga universitetet, dhomat e tregtisë dhe sipërmarrësve të rinj që kontribuan për ta bërë këtë finale një festë të vërtetë të inovacionit.









